world live score

NOT WITHOUT SPORTS DAY - NOT DAY WITHOUT WORLD LIVE SCORE

FORTUNA

  

RSS

RSS

Albania

Skenderbeu Korce K.S.

en.wikipedia.org

 

 

 

Club history:

HISTORIKU "BARDHEKUQ"

K.F. Skënderbeu. Klubi i Futbollit Skënderbeu, është klub shqiptar i futbollit që është krijuar më 15 Prrill të vitit 1909 në qytetin e Korçës(Klubi më i vjetër në Shqipëri) në fillim me emrin "Vllazëria".

Skënderbeu i luan ndeshjet në stadiumin "Skënderbeu" të qytetit të Korçës që ka një kapacitet prej 10,000 vëndesh,dhe është njëkosisht stadiumi më i vjetër në Shqipëri (1957)

Presidenti i Skënderbeut është Nikolla Pleshi njëheresh edhe kryetari i bashkisë Korçë, drejtor ekzekutiv është Gjergji Ballço, trajner është "Gerti HAXHIU"  dhe ndihmes trajner është Nikolin Çoçolli,dhe Gentian Liçi.

Skënderbeu ka fituar një herë Superligën dhe 3 herë Kategorinë e Parë. Për herë të fundit Skënderbeu e fitoi Kategorinë e Parë në sezonin 2006/2007 dhe fitoi të drejtën të ngjitet përsëri në Superligë. Fredi Stefo ka qënë Trajneri më i suksesshem i këtij klubi, gjithashtu dhe i ekipit të të rinjve.

K.F. Skënderbeu Korçë

KAMPIONATI BALLKANIK

Skënderbeu ka përfaqësuar vetëm njëhere Shqipërinë në kampionatin ballkanik,dhe ka qënë pikërisht në vitin 1978 ku skuadra jonë u rendit në vëndin e 2-të, të grupit 2 nga 3 ekipe të cilat ishin Skënderbeu NK Rijeka(Jugosllavi tashmë Kroaci) dhe Aris Selaniku(Greqi).

Në Fillim Skënderbeu u përball me skuadrën greke Aris në Selanik,ku u mund 0-2,duke vijuar përsëri me këtë skuadër por kësaj rradhe në Korçë, duke triumfuar me rezultatin e pastër dhe bindshëm 2-0,golat u shënuat nga Dhimitraq Xhambazi në min. 16 dhe nga Gëzim Muhaxhiri në min. 25.

Më pas Skënderbeu shkon në Jugosllavi ku mundet nga NK Rijeka 0-6.Ndërsa në ndeshjen e kthimit triumfoi përsëri duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0,golin e shënoi Ramazan Rragami në min.66.

Gjithashtu lojtarët e Skënderbeut janë bërë 2 herë golshënuesit më të mirë të kampionatit,dhe ka qënë pikërisht Teli SAMSURI dhe Teufik AGAJ.I pari më 1931 me 9 gola dhe i dyti më 1933 me 7 gola.

 KUPA E SHQIPËRISË

Skënderbeu ka marre 53 herë pjesë në kupën e Shqipërisë,ku22 herë ka shkuar në çerek finale,7 herë në gjysem finale dhe 3 here në finale por për fat të keq ka arritur të fitojë asnjë trofe.

 


 

 
NOT WITHOUT SPORTS DAY - NOT DAY WITHOUT WORLD LIVE SCORE