world live score

NOT WITHOUT SPORTS DAY - NOT DAY WITHOUT WORLD LIVE SCORE

FORTUNA

  

RSS

RSS

Albania

TIRANA F.K.

-1920- 16 gusht 1920, atdhetari P. Nika, së bashku me zotërinjtë e nderuar A. Erebara, P. Jakova, A. Hoxha, A. Koja, P. Berisha, A. Zajmi, H. Fortuzi, B. Pazari, L. Berisha, S. Frashëri, H. Alizoti, A. Gjitomi e V. Fekeçi formuan Shoqërinë Sportive "Agimi". Parësore në këtë shoqëri ishte loja e futbollit, ndaj, që në tetorin e po atij viti, skuadra e saj zhvilloi ndeshjen e parë me "Juventusin" e Shkodrës. Në vitin 1925 u zgjodh Këshilli Drejtues i Shoqërisë "Agimi", i përbërë prej zotërinjve A. Zajmi, S. Stërmasi, B. Toptani, I. Gjinali e A. Koja. Gjatë këtij viti u zhvillua edhe takimi i parë ndërkombëtar me "Cernagorec" të Cetinës. Me nismën dhe këmbënguljen e zotërinjve S. Stërmasi, A. Erebara, A. Zajmi e A. Koja, "Agimi" në vitin 1927 mori emrin Sportklub Tirana

TIRANA F.K.

-Fillimet e Mitit Tirana-Gjatë periudhës 1927-30, S.K. Tirana zhvilloi shumë ndeshje miqësore brenda vendit. Sipari i kampionateve kombëtarë të futbollit në Shqipëri u ngrit më 6 prill 1930. Në fund të këtij kapionati bardheblutë u renditën në kryë të klasifikimit duke u shpallur kështu kampionët e parë shqiptarë. Të njëjtin rezultat arriti S.K. Tirana në 6 prej 7 kampionateve të paraluftës së Dytë Botërore, duke dominuar bindshëm skenën e futbollit shqiptar. Ai ishte i pari ekip shqiptar që futi për herë të parë në drejtim rolin fiks të trainerit, si dhe i pari ekip shqiptar që tërhoqi pranë tij një trainer të huaj, hungarezin Samo Singer më 1934.

-Paslufta- Kampionatet e pasluftës , S.K. Tirana i filloi mirë, duke u renditur i dyti në atë të vitit 1945, pas humbjes në finale prej Vllaznisë së Shkodrës. Por shpejt ai do të binte pre e regjimit komunist të instaluar në Shqipëri. Në fillim të marsit 1946, në kinema "Nacional" të Tiranës, direktivat nga lart do t'i ndërronin emrin nga S.K. Tirana në "17 Nëntori", për t'i mohuar atij traditën. 10-vjeçari që pasoi kaloi në të njëjtën atmosferë mbytëse, që u bë akoma më e rënduar me lindjen e dy të privilegjuarave të sistemit, nën shembullin e simotrave të tyre në Bashkim Sovjetik e vendet e Europës Lindore: "Partizani" (skuadër e Ministrisë së Mbrojtjes) e "Dinamo" (skuadër e Ministrisë së Punëve të Brendshme). Dhjetëra lojtarë të talentuar të Tiranës u "rrëmbyen" në vite prej këtyre kuçedrave të sportit shqiptar. Si pasojë e gjithë këtyre, gjysma e parë e këtij dhjetvjeçari (1947-57) u karakterizua nga luhatje të mëdha në ecurinë e Tiranës. Diametralisht e kundërt qe paraqitja në gjysmën e dytë të tij: një paraqitje e denjë dhe e qëndrueshme, falë stabilizimit të formacionit.
 

-Komunizmi-Në vitet 1958-64, Tirana vazhdoi të përfaqësohej denjësisht e renditja në kampionate luhatej rreth vendit të tretë. Por këto vite nuk ishin veçse preludi i asaj që përgatitej: rikthimi i Tiranës në lavdinë e paraluftës, nën drejtimin e të paharruarit Lym (Myslym) Alla. Në kampionatin e 22-të kombëtar, Tirana shpallet Kampion pas 28 vjet "agjërimi". Këtë sukses ajo e përsërit edhe një vit më vonë, por gjeneralëve të Partizanit e xhelatëve të Dinamos kjo ju duk një sfidë e hapur: Tirana u përjashtua nga kampionati i sezonit 1966-67 ndërkohë që kishte siguruar titullin tre javë para përfundimit, titull që nuk mund t'i kalonte askujt tjetër përveçse Dinamos. Megjithë këto makinacione e padrejtësi të papara kundër saj, Tirana arriti të shpallej kapione edhe dy vite të tjerë rresht, duke demostruar një epërsi të plotë mbi të gjithë kundershtarët (1968 vetëm 2 humbje, 1969-70 vetëm 1 humbje).

-Periudha e Arte-10-vjeçari 1971-80 u karakterizua nga luhatje të mëdha në ecurinë ë Tiranës, me renditje në kampionat që shkonin nga vendi i dytë në atë të trembëdhjetë e fitoren e dy Kupave të Republikës. Ndërrimi i menjëhershëm i një brezi të tërë lojtarësh mbylli kështu një cikël të sukseshëm për Tiranën. Por agjërimi kësaj radhe nuk do të zgjaste shumë. Në sezonin 1981-82 Tirana rishpallet kampione, duke përsëritur këtë sukses edhe 3 herë të tjera gjatë 10-vjeçarit 1981-90, krahas fitores së 3 Kupave te Shqipërisë. Gjatë këtyrë viteve Tirana arriti suksese edhe në Kupat e Europës, dhe lojtarët e saj përbënin bazën e përfaqësueses më të suksesshme që Shqipëria ka patur.

-Demokracia-Në vitet 1991-95 Tirana (që në gusht 1991 rimori emrin e saj të vërtetë), ashtu si e gjithë shoqëria e sporti shqiptar, përjetoi një periudhë tranzicioni e luhatjesh, të karakterizuar nga largimi i pothuajse të gjithë lojtarëvë jashtë vendit. Por Tirana nuk duron të jetë për shumë kohë larg vendeve të nderit. Kështu më 1995 ajo u rishpall kampion 5 javë para përfundimit të kampionatit e arriti të grumbullojë plot 12 pikë diferencë nga vendi i dytë. Por tanimë bëhet fjalë jo për histori, por për të tashmen që të gjithë e njohim. Tirana vazhdon të dominojë skenën e futbollit shqiptare e t'u dhurojë emocione e gëzim tifozave të saj të përjetshëm, atyre që ndjehen tironas e që mendojnë se bardheblu nuk është thjesh një pasion, por një fe, nje besim.

-Vitet 2000 - Tirana vazhdon rrugen e saj te lavdishme plot suksese dhe fitore.

 

 

 


 
NOT WITHOUT SPORTS DAY - NOT DAY WITHOUT WORLD LIVE SCORE